Ndodhi në Shkup: Gjinekologu për nëntë muaj e ka mashtruar pacienten se është shtatzënë

2017-04-19 në ora 07:26

Gjinekologu shkupjan nëntë muaj ka manipuluar me pacienten se ajo kinse ishte shtatzënë, duke kryer të gjitha kontrollet e nevojshme për gratë shtatzëna.

Gjatë shtatzënisë së rreme, mjeku bëri kontrollet gjinekologjike, ka matur qafën e mitrës, verbalisht e ka bindur se ajo ishte shtatzënë, e ka detyruar të merr ilaçe të panevojshme dhe terapia,  transmeton TetovaSot, pa bërë të ditur emrin e mjekut e as pacientes.

Kundër tij është nisur hetimi, dhe mund të pritet që të ngrihet edhe padia penale për veprën mashtrim dhe falsifikim dhe vepër të rëndë kundër shëndetit të njerëzve.