Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndrejaj: Pacientet që s’patën sukses në privat po trajtohen me sukses me IVF në QKUK

Lajme 10/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë konfirmuar dy shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF).

Kështu, ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj.

Ai, ka treguar se si është duke shkuar procesi, duke folur edhe për sfidat që i kanë kaluar deri në hapat përfundimtar të këtij procesi.

Madje, ka treguar se ka edhe raste të tilla që në klinikat private nuk kanë pasur sukses, dhe tash janë drejtuar në Gjinekologji.

“Po mirë, ky proces ka fillu para një viti, një vit e gjysmë diku, siç e dini dhe ju, jeni të informum çdoherë. Së pari ka qenë ajo faza e parë ku është bë, domethënë, kompletimi i dokumentacioneve të pacientëve të cilët kanë probleme me infertilitet. Pastaj kemi pasë pak një ngecje me procedurat e tenderimit të dy preparateve hormonale, të cilat edhe ato janë tejkalu. Tash jemi të furnizum me të gjitha preparatet hormonale, kështu që procesi o ka ecë mirë. Kemi konfirmime edhe të shtatzënive të para. Do të thotë, mirë është, por rastet mund me thënë që janë raste të rënda që kanë tentu disa herë në klinikat private të bëhen intervenimet, i kanë bë intervenimet e IVF-it, mirëpo nuk kanë pasë sukses. Tash jemi duke i trajtua ato në klinikën tonë”, tha Ndrejaj për EO.

Ndërkaq i pyetur se sa raste kanë rezultuar pozitive, ai tregoi se deri më tani dy shtatëzani janë konfirmuar pas procesit të IVF-it.

“Po, shih, për pozitive është procedurë. IVF-i është procedurë, nuk mund të themi që sot janë bë, për shembull, tri transfere dhe të trija do të jenë shtatzëna. Transferet janë tjetër, domethënë tjetër procedurë, ndërsa deri te konfirmimi i shtatzënive shkon një kohë, do të thotë merr një kohë. Transfere kemi disa, përmbi dhjetëra transfere, mirëpo konfirmimet e shtatzënive janë në fillim, domethënë nja dy janë konfirmu deri tash”, tha Ndrejaj.

Ndrejaj tha se ka interesim shumë të madh për këtë procedurë, mirëpo duhet kohë deri sa të vihet tek rezultati.

“Po, shumë, interesimi është tepër i madh. Është aq i madh sa që shpesh nuk po kemi mundësi edhe të gjithat të pranohen, po bëhet një klasifikim ngadalë, që ndoshta duhet të pritet një periudhë deri sa të vijnë deri te intervenimi, domethënë stimulimi i vezoreve dhe marrja e qelizave vezë dhe deri te mbarësimi dhe transferi i qelizave. Domethënë, ndoshta pritet, pritet një kohë te pacientja”, tha ai.

Ndërkaq ai shpjegoi se dy tentimet e para janë falas, pra edhe intervenimi dhe preparatet hormonale, por në rast se duhet më shumë herë mandej do të jetë një kosto që sipas tij nuk është shumë e madhe.

“Po, dy e kemi cekë disa herë se dy procedurat e para, domethënë dy tentimet e para, shkojnë janë falas në tërësi. Edhe intervenimi, po edhe preparatet hormonale. Ndërsa nëse ka nevojë që një paciente të shkojë me procedura të tjera, të tretën, të katërtën, atëherë do të jetë një kosto, po ende nuk është caktu. Do të jetë një kosto simbolike, me siguri shumë më pak se sa në klinikat private”, tha Ndrejaj. /EO/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës “Ku ka vaksina falë, janë helm”, prindërit nuk vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, pesë raste në Infektivë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.