Drejtori i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka dhënë disa statistika lidhur me numrin e lindjeve gjatë intervalit kohor janar-shtator 2023.
Ndrejaj tha se numri i foshnjeve të lindura gjatë kësaj kohe është 5705 ku 2783 janë foshnje të gjinisë femërore dhe 2922 të gjinisë mashkullore.
“Nga janari deri në shtator të vitit 2023 numri i lindjeve në Klinikën e Obstetrike-Gjenekologjike është 5550 lindje, prej tyre me prerje çezariane janë 2150 lindje . Lindje të gjinisë femërore janë 2783 ndërsa të gjinisë mashkullore janë 2922 lindje, lindje me binjakë janë 171 lindje ndërsa me trenjakë janë 7 lindje, ku gjithsej numri i foshnjeve të lindura deri tani është 5705 deri më sot’ tha Ndreja.
Ai tha se kërkesat janë aq të larta për të shkuar me këtë formë të lindjes, sa shpesh kanë edhe probleme .“Numri i lindjeve me prerje çezariane është në rritje, është trend botëror pasi edhe në botë ka një rritje të numrit të lidnjeve me operacion. Ka shumë arsye dhe faktorë ku një prej tyre është edhe kërkesa e çiftit apo bashkëshortëve që lindja të kryhet me prerje çezariane ku janë aq të forta kërkesat që ne shpesh kemi edhe probleme që nuk mundemi fort të rezistojmë që nëse del ndonjë problem kemi mungesë të protokolleve që janë në përpunim e sipër që presin të realizohen ma shpejt dhe të punojmë në bazë të protokolleve. Derisa nuk ke protokolle atëherë mbetet në zgjedhjen e mjekut dhe të familjarit për me vendos për me prerje çezariane” tha Ndrejaj për “Gazeta Blic”