Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimet e stilit të jetesës mund të ngadalësojnë Alzheimerin tek njerëzit me rrezik të lartë

Jetë 10/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtimet e reja tregojnë se një sërë zakonesh të jetesës së shëndetshme mund të ndihmojnë në ruajtjen e funksionit të trurit tek njerëzit me dëmtim të butë njohës ose demencë të hershme.

Rreth 71% e pacientëve që ushqeheshin shëndetshëm, ushtronin rregullisht dhe merreshin me menaxhimin e stresit, simptomat e demencës ose mbeten të qëndrueshme ose përmirësoheshin pa përdorimin e ndonjë ilaçi, raportuan studiuesit më 7 qershor në revistën “Alzheimer’s Research and Therapy”.

Për krahasim, rreth 68% e pacientëve në një grup kontrolli pa këto ndryshime të stilit të jetesës përjetuan një përkeqësim të simptomave të tyre, shkruan Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se sa më shumë pacientë të ndryshonin jetën e tyre në mënyra të shëndetshme dhe t’u përmbaheshin atyre ndryshimeve, aq më i madh përfitimi për fuqinë e trurit të tyre.

Kjo është hera e parë që ndryshimet e stilit të jetesës janë treguar të kenë ndonjë ndikim në përparimin e demencës dhe Alzheimerit, thanë studiuesit.

“Unë jam shumë optimist dhe shumë i inkurajuar nga këto gjetje, të cilat mund të fuqizojnë shumë njerëz me shpresa të reja dhe zgjedhje të reja,” tha studiuesi kryesor Dr. Dean Ornish, themelues dhe president i Institutit të Kërkimeve të Mjekësisë Parandaluese.

“Ne nuk kemi ende një kurë për Alzheimerin, por ndërsa komuniteti shkencor vazhdon të ndjekë të gjitha rrugët për të identifikuar trajtimet e mundshme, tani jemi në gjendje të ofrojmë një cilësi të përmirësuar të jetës për shumë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje e tmerrshme,” shtoi Ornish.

Njerëzit në grupin e ndryshimit të stilit të jetesës morën pjesë në një program intensiv me katër komponentë:

– Një dietë me ushqime të plota, me bazë bimore.

– Ushtrime të moderuara aerobike dhe stërvitje forcash të paktën gjysmë ore çdo ditë.

– Menaxhimi i stresit, duke përfshirë përshembull meditimin për një orë në ditë.

– Grupet mbështetëse për pacientët dhe partnerët e tyre për një orë – tre herë në javë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSëmundja e salmonelës e lidhur me trangujt tani raportohet në 25 shtete amerikane
Artikulli i rradhës Lidhja komplekse midis tatuazheve dhe kancerit

Ju sugjerojmë

Vitamina C pengon riprodhimin e qelizave staminale të kancerit

16/07/2026 Jetë

Netët e nxehta po u marrin njerëzve deri në shtatë net gjumë në vit

16/07/2026 Jetë

Bakteret “e mira” të zorrëve mund të paralajmërojnë rrezikun për diabet vite para diagnozës

15/07/2026 Jetë

Vetëm 12 javë agjërim mund të ndihmojnë në ruajtjen e humbjes së peshës për një vit

15/07/2026 Jetë

Mikroplastikat në gjak lidhen me rrezik më të lartë për infarkt

15/07/2026 Jetë

Trajnimi i trurit me kompjuter mund të përmirësojë saktësinë e lëvizjeve brenda pesë ditësh

15/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.