Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshohet Statuti i QKUK-së, shërbimi i stentave rikthehet në Klinikën e Kardiologjisë

Lajme 15/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është ndryshuar Statuti i QKUK-së me çka shërbimi kardiologjik invaziv është rikthyer në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë.

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka nënshkruar Statutin për plotësim ndryshimin e Statutit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me propozimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, shkruan Gazeta Shneta.

Me plotësim-ndryshimin e këtij statuti, shërbimi kardiologjik invaziv është rikthyer në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, pasi i njëjti ishte zhvendosur në Klinikën e Kardiokirurgjisë në vitin 2016.

“Plotësohet dhe ndryshohet nënparagrafi 6.17 i nenit 12 të Statutit të Qendrës Klinike Universitare i miratuar në maj të vitit 2014 si në vijim: 6.17. Shërbimi klinik i Kardiokirurgjisë”, thuhet në nenin 2.

Me këtë vendim të ri të Latifit, është shfuqizuar vendimi i datës 14 nëntor të vitit 2016. Statuti i ri i QKUK-së me ndryshime do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

Gazeta ka pyetur edhe SHSKUK-në për implementimin e këtyre ndryshimeve, por Zyra për Media nuk ka kthyer përgjigje në adresën elektronike. Dokumentin e statutit të ri e gjeni duke klikuar në këtë vegzë STATUTI i QKUK-së.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së kishte bërë kërkesë për këtë plotësim-ndryshim të statutit që nga viti i kaluar. Kjo kërkesë ishte kundërshtuar nga kardiologët invaziv duke i dërguar edhe një letër me peticion ish-ministrit Armend Zemaj, ku kërkohej të mos miratohej rikthimi i shërbimit në Klinikën e Kardiologjisë.

Klinika e Kardiologjisë udhëhiqet nga Lulzim Kamberi. Ndërsa Kardiokirurgjia nga ushtruesi i detyrës Rifat Brahimaj. Konkursi për këtë të fundit ishte anuluar për shkak të pritjes për plotësim-ndryshimin e statutit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak22 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Familja kërkon ndihmë për shërimin e Orionit 2-vjeç, i intubuar po pret për trajtim jashtë vendit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.