Kompania Pfizer do të prodhojë gjashtë miliardë doza të vaksinës anti covid në 18 muajt e ardhshëm.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, Albert Bourla, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Bourla ka planifikuar mundësitë që të ketë mjaftueshëm vaksina në dispozicion.
“Une mendoj se është mirë të ketë më shumë vaksina në treg nga prodhues të ndryshëm, por dua të them se ne do të bëjmë aq sa duhet”, tha ai.
“Në 18 muajt e ardhshëm, une pres të realizohen gjashtë miliardë doza.”
“Kjo është vetëm një kompani, kështu që unë mendoj se do të ketë sasi të mjaftueshme”, tha Bourla./GazetaShneta/