Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Në emër të ristrukturimit”, FSShK-ja pritet t’i largojë nga puna gjashtë zyrtarë ligjor

Lajme 01/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjashtë zyrtarë ligjor pritet të largohen nga puna pasi Federata Sindikale e Shëndetësisë, ka paralajmëruar “ristrukturim” të stafit.

Kështu ka thënë për EO, përfaqësuesja Regjionale e Mitrovicës, Lirie Fazliu-Bajraktari.

Ajo ka thënë largimi i tyre është i padrejtë, ndërsa përmend rolin që e ka kjo Sindikatë për punëtorët shëndetësor. E nga FSSHK-ja kanë treguar arsyet për largim të stafit.

Fazliu-Bajraktari ka thënë se zyrtarët për kundër faktit që kanë kryet të gjitha punët nëpër regjione, “janë larguar padrejtësisht”. Po ashtu, ajo njoftoi se gjatë javës ka dhënë dorëheqje si përfaqësuese regjionale.

“Sot dua të shpreh shqetësimet e mia që i kam pasur që sa kohë, në mbledhjen që e kemi pasur paraprakisht dhe e lëshova mbledhjen është sepse largohet gjashtë zyrtarë ligjor nga e gjithë Kosova të cilët kanë kryer të gjitha punët zyrtarëve nëpër regjione. Ne si Sindikatë e Shëndetësisë jemi për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve e jo për me i larguar punëtorët nga puna. Andaj shprehi shqetësimin tim dhe kam dhënë dorëheqje si përfaqësuese regjionale dhe si kryetare e sindikatës sepse që sa vite punoj, ne jemi për të drejtat e punëtorëve e jo më i largu punëtorët”, ka deklaruar Fazliu-Bajraktari.

Ajo kërkoi që të mbrohen të drejtat e secilit punëtorë, pa marrë parasysh a janë shëndetësor apo jo.

“Kërkesa ime është me u vetëdijesuar popullata dhe me i mbrojtur të drejtat e secilit punëtorë, nëse ne e duam një kësi sindikatë duhet të jetë i përfilltë për të gjithë punëtorët shëndetësorë, pa marrë parasysh se a janë shëndetësor apo jo. Unë do të pres reagime sepse edhe ata janë njerëz dhe mbajnë familje me një rrogë edhe më ka prekur që kur ka punëtorë me vite të tëra që punojnë dhe kanë dhënë kontributin maksimal dhe në fund me u largu prej punës, kjo më prekur shumë”, ka thënë Fazliu-Bajraktari.

Në anën tjetër, kryetarja e FSShK-së, Tevide Imeri, fillimisht ka mohuar largimin e tyre, e më pastaj thekson se kjo do të bëhet për riorganizim të stafit.

“Jo nuk është e vërtet kjo nuk e kemi qitë askënd prej pune. Ende nuk ka diçka zyrtarë janë veç bisedime që janë duke u bërë. Me riorganizim të punës e kemi bërë një ndryshim të rregullores, ristrukturim të punës, me siguri që po, por ende nuk është zyrtare”, ka thënë Imeri përmes telefonit

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli i rradhës Abdixhiku: QKUK-në do ta ndërtojmë në një lokacion të ri, i vjetri do të rrënohet

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.