Në një mbledhje komemorative të mbajtur dje nga Komuna e Gjakovës, i është dhënë lamtumira e fundit doktor Behar Kusarit.
Ai qëndroi i shtrirë në QKUK duke luftuar me vdekjen. Dr Behar Kusari, i lindur në Gjakovë, arriti të bëj me buzëqeshje qindra mijëra prindër në Kosovë duke iu ndihmuar të bëhen me fëmijë, shkruan Gazeta Shneta.
Ai është pjesë e elitës evropiane të specialistëve në fushën e sistemit riprodhues dhe ekspert i IVF.
Këtë vit ai hapi qendrën më moderne të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në rajon, Klinikën Amerikane. /Gazeta Shneta/