Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik gjatë ditës së djeshme dhe sot janë dorëzuar plot 7100 teste për diagnostikimin e koronavirusit Covid-19.
Operatori “Eramed” që kishte kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë ka kryer liferimin e plotë të testeve. Kjo kompani dje ka dorëzuar 2 mijë teste, ndërkaq sot MSH ka bërë të ditur për dorëzimin edhe të 2100 testeve të tjera, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq organizata UNDP poashtu ka ndihmuar IKSHPK-në me 3 mijë teste të tjera donacion, duke çuar numrin kështu në mbi 7 mijë teste brenda dy ditësh në stokun laboratorit Mikrobiologjik.
Në Kosovë deri më sot janë testuar gjithsej 5.890 mostra të dyshuara, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 703 persona. /Gazeta Shneta/