Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Kardiokirurgji pretendojnë se SHSKUK iu kërkoi ta lirojnë sallën për një kirurg italian pa licencë

Lajme 12/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menaxhmenti i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QKUK po pretendojnë se SHSKUK iu ka kërkuar ta lirojnë sallën e operimit për një kardiokirurg italian, që sipas tyre ka qenë pa licencë pune në Kosovë.

Drejtori i Kardiokirurgjisë Dr. Tefik Bekteshi, ka thënë se ka marr një urdhër nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së Dr. Valbon Krasniqi për ta liruar sallën e operimit dhe për ta vënë në dispozicion stafin mjekësor për mjekun italian.

“Ka qenë një rrezikim enorm i fëmijëve dhe një gabim shumë i madh që do të duhej të diskutohet në të gjitha sferat zyrtare të sistemit shëndetësor”, ka deklaruar Bekteshi në emisionin “Në vëzhgim” në RTK.

Në anën tjetër Valbon Krasniqi ka thënë se nuk ka asnjë bojkot nga klinikat, por mjekët italian kanë ardh në Kosovë në bazë të marrëveshjeve në mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerëve tjerë. “Unë jam SHSKUK dhe gjithë profesionistët shëndetësorë duhet të plotësojnë licencën e punës dhe dokumentet tjera”, ka thënë Krasniqi.

Por Bekteshi ka deklaruar se kishte marr letër nga Krasniqi që Kardiokirurgjia të vihej të dispozicion për mjekun italian.

Në anën tjetër Dr. Adem Grbolar, shef në Kardiokirurgji, ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjë informacion se kush do të kryej këto operacione.

“Nuk e kemi dit a ka licencë ai kirurg për të operuar në Kosovë. Kirurgu ka qenë 71 vjeç dhe vet ka deklaruar se një ditë më parë kishte kryer operacion në një spital privat. Ai së bashku me një pediatër të QKUK-së kanë thënë se kishin urdhër nga Ministria e Shëndetësisë që brenda 72 orëve të kryente operacionin”, ka deklaruar Grbolar.

Më poshtë është linku i emisionit të plotë.

Artikulli paraprakRezultatet e fundit: 205 raste të reja dhe 163 të shëruar
Artikulli i rradhës Në 24 orët e fundit shënohen 11 viktima në vend

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.