Në klinikën ku supozohet të shërohen sëmundjet e mushkërive, nuk ka fare kujdes për pastërtinë brenda dhe jashtë.
Në fakt, një nga produktet që shkakton më së shumti sëmundje të mushkërive, duhani, siç duket në këtë klinikë pihet me të madhe, shkruan Gazeta Shneta.
Në disa fotografi, në një ballkon të kësaj klinike, shihen mbeturina cigaresh të hedhura nga dritaret sipër.
Se në institucionet shëndetësore publike nuk respektohet Ligji për Kontrollin e Duhanit, e ka pohuar edhe Inspektoriati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndër shkelësit më të mëdhenj të këtij ligji, janë vetë shërbyesit shëndetësorë.
Megjithatë, në këtë klinikë hidhen edhe gjilpëra nëpër korridore në kohën kur pacientët detyrohet t’i blejnë ato pasi mungojnë në klinika. /Gazeta Shneta/