Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se një operacion i rrallë dhe i komplikuar është kryer me sukses nga stafi mjekësor i Klinikës Obstetrike të Gjinekologjisë.
Sipas komunikatës së ShSKUK-së, pacientja 40-vjeçare, me iniciale B.L, e cila kishte probleme të infertilitetit (pa fëmijë), i janë hequr 21 mioma nga mitra, përcjell Gazeta Shneta.
“40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e rujtuar mitrën, pa dëmtime. Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Shneta/