Në vendin tonë është regjistruar një person i cili është infektuar tre herë me sëmundjen Covid-19.
Personi i cili është infektuar, ka dashur të mbetet anonim, ndonëse këtë e ka konfirmuar vet për Gazetën Shneta.
“Dy herë jam infektuar vitin e kaluar. Herën e parë në fillim të pandemisë, herën e dytë më vonë, ndërsa tani jam infektuar me variantin Delta. I kam marr dy dozat e vaksinave dhe fatmirësisht mendoj se më kanë ndihmuar shumë që ta kaloj lehtë”, ka treguar ai.
Ai shton se aktualisht është në përfundim e sipër të herës së tretë të infektimit dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 1,383 raste të reja pozitive me Covid-19 dhe 26 raste të vdekjes. Ndërkaq që nga fillimi i vaksinimit në muajin prill deri më tani janë imunizuar me dy doza të vaksinës 276,890 qytetarë. /Gazeta Shneta/