Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Lajme 02/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste të reja me kancer.Kanceri i gjirit mbetet më i shpeshti tek femrat: 230 raste, ndërsa tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, në intervistë për Ekonomia Online, vuri në pah se grupmoshat më të prekura janë ato 50–60 vjeç, por ka një rritje shqetësuese edhe te personat nën moshën 50 vjeç.

“Ne kemi regjistruar në klinikë rreth 1 mijë e 100 pacientë me  kancer për herë të parë, me dominim të kancerit të gjirit. Rreth 230 femra për herë të parë janë prekur nga kjo sëmundje dhe ne i kemi në klinikë. Menjëherë vjen kanceri i dytë më i shpeshtë e që është i pari tek kanceri i meshkujve, ai i kancerit të mushkërive, pastaj hyjnë tumoret e organeve gjenitale. Këto tri patologji të këtyre tri sistemeve bëjnë grupin më të madh të sëmundjeve malinje. Ajo çka është e rëndësishme të ceket që grupmoshat ku dominon kanceri në përgjithësi, pra edhe kanceri i gjirit, mushkërive, vazhdon të jetë grupmoshat 50-60 vjet, por këto dy-tri vitet e fundit ka një tendencë që grupmoshat e reja nën 50 vjet të kemi një incidencë më të lartë sesa viteve paraprake”, tha ai.

Kurtishi tha se kjo lë të kuptohet se duhet të kemi kujdes më shumë dhe të bëjmë vizita më shpesh,sidomos tek moshat 30-50 vjeç për zbulim më të hershëm dhe te mjekohet sa më mirë.

“Grupmoshat e reja trajtohen në Klinikën e Pediatrisë, sepse Klinika e Onkologjisë trajton adultët dhe tumoret solide, pra jo hematologjikë dhe jo pediatrikë. 

Numri i këtyre rasteve është i vogël, pra i fëmijëve. Të dhënat e kancer- regjistrit klinik të onkologjisë, së bashku me sëmundjet malinje, grumbullohen dhe informatat e detajuara janë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili bën regjistrimin e të gjitha këtyre rasteve”.

Ai theksoi rëndësinë e mosneglizhimit të simptomave dhe shmangien e vetëdiagnostikimit.

“Kanceri, në përgjithësi. është i rëndë në çfarëdo forme, përpos formave fillestare kur sëmundja kapet dhe trajtohet me sukses shumë të madh. Edhe përkundër faktit që ka trajtime shumë të avancuara sot, qofshin radioterapeutike apo kirurgjikale, prapëseprapë mbetet sfidë. Tumoret apo sëmundjet që arrijnë një fazë të zhvillimit kur sëmundja është e avancuar shumë, edhe përkundër mjekimeve të sofistikuara, mund të ketë një rrjedhë joadekuate. Të kemi vizita të shpeshta te mjeku, të mos hezitojnë të bëjnë një vizitë te mjeku. Është më mirë të bëjnë një vizitë tek mjeku dhe që ajo të jetë shkak që sëmundja të zbulohet herët. Të mos i neglizhojmë simptomat për çfarëdo ndryshimi që shfaqet në trupin tonë, të mos marrim mendime nga persona jo kompetentë dhe as të bëhemi mjek i vetvetes”, tha për Ekonomia Online, Kurtishi.

 

Artikulli paraprakTemperaturat sot deri në 32 gradë Celsius
Artikulli i rradhës Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.