Ekziston një nevojë urgjente për të zgjatur afatin e vizave të punës për të lejuar më shumë të diplomuar ndërkombëtarë të mjekësisë të punojnë dhe të trajnohen në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS).
Një punim i botuar sot nga Journal of the Royal Society of Medicine, përshkruan se si zgjatja e afatit të vizës së punës për të huaj, mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve jashtëzakonisht të vështira të fuqisë punëtore me të cilat përballet shërbimi shëndetësor, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
Ndikimi i tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Evropa, tek mjekët me origjinë evropiane që punojnë në NHS dhe pasojat nga mosmarrëveshjet e kontratave të mjekëve të rinj kanë rezultuar në ndërprerjen e karrierës së shumë prej tyre, duke lënë mjekësinë ose Mbretërinë e Bashkuar krejtësisht.
Një skemë e nisur në vitin 2009, Iniciativa e Trajnimit Mjekësor (MTI), ofron atë që autorët e përshkruajnë si një mekanizëm me kosto efektive dhe më të favorshëm të rekrutimit të përkohshëm të më shumë mjekëve.
Kjo skemë ofron mundësinë për të diplomuarit ndërkombëtarë të kualifikuar të mjekësisë, kryesisht nga Azia Jugore dhe Afrika, të cilët kanë programe të ngjashme të trajnimit mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar, të kalojnë deri në dy vjet në një post trajnimi në NHS.
Për t’u kualifikuar, kandidatët duhet të kenë kualifikimet e duhura mjekësore dhe të kenë arritur një standard të kënaqshëm në gjuhën angleze. Ata gjithashtu duhet të kenë qenë në praktikën klinike për tre nga pesë vitet e fundit, duke përfshirë të paktën një vit të fundit në specializimin në të cilin duan të trajnohen në MB.
Qëllimi i skemës është të ofrojë përfitim të ndërsjellë si për mjekët ndërkombëtarë ashtu edhe për NHS, duke përfituar përfundimisht pacientët në të dy vendet dhe duke krijuar lidhje të qëndrueshme. Kështu, duke tërhequr mjekë me kualifikim të lartë, skema gjithashtu lejon mjekët ndërkombëtarë të ndajnë përvojat dhe ekspertizën e tyre me kolegët në Mbretërinë e Bashkuar. /Gazeta Shneta/