Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në mungesë të kushteve, nëna shqiptare e ushqen foshnjën me miell dhe vaj

Lajme 08/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Miell dhe vaj. Ky është ushqimi që e han çdo ditë Amini 7 muajsh edhe pse mjekët kanë ndaluar një ushqim të tillë pasi që është i dëmshëm për shëndetin e tij. Të vetmuar me një dhomë nëna Sevdije Selmani dhe Amini shtatë muajsh nga lagjja Vizbeg të Shkupit jetojnë me qira.

“Më shumë me Aminin kohën kalojmë duke qajt se sa që qeshim. (Atmosferë) Ky nonstop kërkon të hajë por unë skam t’i jap. Unë djalin e kam me gji por për t’i dhan të pin duhet të hash. Në shumtën e rasteve i bëj përshesh me valë ose miell i djeg dhe i jap. Mjekja më tha se ja dëmton shëndetin por nuk kam cfarë të bëj, patjetër e kam kështu. 7 muaj i ka bo vetëm me lot”, u shpreh Sevdije Selmani, nëna e Aminit.

Bashkëshorti i ka lënë dhe është larguar për të jetuar jashtë shtetit.

“Unë jam rrit jetim, pa babë 14 vite, unë vet isha. Të njëjtën jetë është duke e jetuar edhe ky. Të njejtin rast. Për këtë më vjen shumë keq. Unë me qera prej fëmijë edhe ky prej fëmijë me qerra dhe me krejt të këqijat”, theksoi nëna e Aminit, Sevdije Selmani.

Përveç skamjes nëna dhe Amini janë të sëmurë. Nëna ka shtypjen e lartë dhe shpesh ndodh që të alivanoset. Ndërsa Amini i vogël duhet t’i bëjë dy operacione.

“Përveç bronkitit ka edhe bruk në kërthizë dhe organin gjenital nuk e ka mirë. Mjekët më kanë thënë pas muajit të gjashtë duhet të behën dy operacione”, potencoi Sevdije Selmani, nëna e Aminit.

Sevdija nuk i ka paguar për dy muaj qeranë por as pagesat për ujin dhe rrymën. Nënë e birë kanë nevojë për ushqim, rroba dhe një dhomë që do të jetë pronë e tyre. Nënë e birë kanë një porosi për ata të cilët munden sadopak të ndihmojnë.

“Dua të ketë një jetë më të mirë. Dua ta ketë një shtëpi. Ta di që nuk do të vuaj kurrë me qera. Nuk dua te këtë jetën sikur unë”, tha nëna e Aminit, Sevdije Selmani.

Numri i telefonit për qyetetarët që dëshirojnë ta ndihmojnë: 072623193

Artikulli paraprakEmri, pesha dhe gjatësia e bebes së Almedes
Artikulli i rradhës Infermieret heroina të Kaçanikut, udhëtojnë me kilometra për të vizituar fëmijët

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.