Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në përvjetorin e vrasjes kujtohet Dr. Fatmir Krasniqi

Lajme 01/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kurora lulesh janë vendosur tek varri i Dr. Fatmir Krasniqit, në 20 vjetorin e rënies së tij dhe katër anëtarëve të familjes së tij, në masakrën e Fushë Kosovës të kryer më 1 prill të vitit 1999.

Krasniqi ishte vrarë bashkë me të bijën e tij, 13 vjeçare, Blertën kurse nuk kishin shpëtuar nga krimi as vëllai i Dr. Fatmir Krasniqit, Arbeni dhe prindërit Hamit dhe Vezire Krasniqi.

Në këtë ngjarje, ndër më të rëndat në Fushë Kosovë ku u vranë 5 anëtarë të familjes Krasniqi s0i dhe katër anëtarë tjerë të familjes Syla, të gjithë këta familjarë ishin zënë robër dhe më pas ishin dërguar në një shtëpi në Fushë Kosovë, ku ku janë ekzekutuar nga policia dhe ushtria serbe.

Dr. Dafina Krasniqi, mbesa e dëshmorit Dr. Fatmir Krasniqi ka thënë se në po të njejtin vend ishin vrarë gjithsej 13 persona.

“Mes tyre pesë anëtarë të familjes tonë dhe katër të familjes Syla. Të tjerët kanë qenë pjestarë të lagjes në Fushë Kosovë”, rrëfen 20 vite pas ngjarjes, Dr. Dafina Krasniqi, familjare e të rënëve.

Plagë e rëndë për familjen për një kohë të gjatë ka qenë zhdukja e kufomave. “Kufomat e një pjese të familjes janë gjetur në vitin 2005 në Batajnicë, kurse pjesa tjetër janë gjetur në vitin 2006”, ka rrëfyer Krasniqi.  Ajo ka thënë se për këtë krim, nuk është dënuar askush.

Ndryshe, për nder të sakrificës së familjes Krasniqi, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë mban emrin e martirit Dr. Fatmir Krasniqi.

Artikulli paraprakNuk do ta besoni sa shumë është shëndoshur Diellza Kolgeci në muajin e fundit të shtatzënisë
Artikulli i rradhës Këto gjëra asnjëherë vjehrra nuk duhet t’ia thotë nuses

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.