Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në pesë vitet e fundit, nataliteti në Kosovë bie mbi 30%

Lajme 10/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kjo ulje për vetëm 5 vjet po konsiderohet shumë e rrezikshme për shtetin, për familjen, ashtu edhe për shoqërinë dhe është ulja me madhe në historinë e Kosovës, të shteteve të Ballkanit dhe Evropës.

Faktorët kryesor që po shihen si shkaktar i rënies së natalitetit në Kosovë janë kushtet e vështira ekonomike, ligji i lehonisë, planifikimi  familjar, politikat shtetërore dhe migrimi më i madhi në Ballkan dhe Evropë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në të gjithat maternitetet në Kosovë, numri i lindjeve ka shënuar rënie çdo vit. Në vitin 2014, janë regjistruar 32,087 lindje, në vitin 2015, janë regjistruar 31,116 lindje, në vitin 2016, janë regjistruar 30,069, në vitin 2017, janë regjistruar 30,025 lindje dhe në vitin 2018, janë regjistruar 22,761.

Për rënien e natalitetit flasin edhe statistikat e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas të cilave në vitin 2014 kanë qenë 10 mijë e 307 lindje, në vitin 2015, 9 mijë e 443 lindje, në vitin 2016, 10 mijë e 139 lindje, në vitin 2017, 10 mijë e 161 lindje, në vitin 2018, 9 mijë e 963 dhe në 9 mujorin e vitit 2019, 7 mijë e 256 lindje.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli tha për KosovaPress, se është bërë si një lloj “trendi”, në vendet e zhvilluara ku qiftet vendosin të bëjnë fëmijë sa edhe kanë mundësi t’i mbajnë ata.   Ismajli shtoi se kishte qenë mirë që shteti të stimulojë lindjet duke zgjatur pushimin e lehonisë dhe duke ndihmuar në rritjen e tyre.

E sociologu Ferdi Kamberi ka thënë për KosovaPress, se kjo ulje është shumë e rrezikshme si për familjen, ashtu edhe për shoqërinë sepse sipas tij, mos planifikimi familjar dhe shtyrja e martesës, bën që mundësia për pjellshmëri të jetë më e vogël dhe nëse nuk ka natalitet, rritet mortaliteti, atëherë kjo është vetëm barrë për shtetin sepse popullsia plaket dhe nuk ka të rijnë që të punojnë.

Kamberi u shpreh se për ngritjen e natalitetit ndikon edhe aspekti politik, pra nënat e reja duhet të kenë përkrahje nga institucionet shtetërore.Rënia e natalitetit sipas njohësve të kësaj fushe është gjendje alarmante dhe rrezikon shoqërinë kosovare. Sipas tyre, për të ngritur natalitetin, shteti duhet të investojë më shumë në këtë fushë duke ndihmuar financiarisht në rritjen e fëmijëve.

Kujtojmë se në Kosovë, ligji i punës parasheh që për secilin fëmijë të lindur, nënës t’i takojë pushimi i lehonisë prej një viti, ku gjatë tre muajve të parë të pushimit të lehonisë, pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim prej shtatëdhjetë për qind 70% të rrogës bazë, pastaj gjashtë muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim prej pesëdhjetë për qind 50% të rrogës mesatare në Kosovë.

Ndërkohë, gruaja e punësuar ka të drejtë, sipas këtij ligji, që ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për tre muaj të tjera pa pagesë./KosovaPress/

Artikulli paraprakEkspertët tregojnë nëse mund të keni marrëdhënie gjatë kohës që keni infeksione vaginale
Artikulli i rradhës Pesë arsye pse nuk duhet ta pastroni shtëpinë çdo ditë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.