Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në prag të Ditës Botërore të Shëndetësisë qytetarët kërkojnë që të fillojë sigurimi shëndetësor

Lajme 06/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në prag të Ditës Botërore të Shëndetësisë, qytetarët kërkojnë që të nisë sigurimi shëndetësor. Zyra për Qeverisje të Mirë organizoi një konferencë me temën “Shëndeti im, e drejta ime”, që iu dedikua të drejtës për të pasur qasje në shërbimet cilësore.

Qytetarët kërkojnë që sa më shpejt të fillojë sigurimi shëndetësor. Në prag të Ditës Botërore të Shëndetësisë, ata thonë se shëndeti duhet të jetë prioritet.

“Sigurimi shëndetsor është qështje thelbësore për popullatën. Zakonisht për njerëz të cilët janë të moshuar dhe të cilët janë më të ndishëm në krahasim me sëmundjet apo me gripet që vijnë shpesh”, tha Avni Ajdini, qytetar.

Zyra për Qeverisje të Mirë dhe organizata “Action for Health”, me rastin e Ditës së Shëndetësisë, kanë organizuar konferencën me temën “Shëndeti im, e drejta ime”.

Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë, ka thënë se tema e sotme i dedikohet mbrojtjesë së të drejtës për të pasur qasje në shërbime cilësore shëndetësore dhe fuqizimi i individëve për të realizuar të drejtat e tyre në fushën e shëndetësisë pa diskriminim

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, më këtë rast ka përmendur dokumente strategjike te hartuara dhe miratuara nga ana e MSh-së për fushën e shëndetësisë.

“MSH-ja ka hartuar dhe miratuar dokumente strategjike, është plani i veprimet për sistemin e menaxhimit të cilësisë në tri nivelet e kujdesit shëndetësor 2024-2026. Është plani i veprimet për vetëmenxhimin e pacienteve me diabet dhe hipertension në kujdesin dytësor dhe shëndetësor gjatë këtij viti. Është plani i veprimit për Forcën e Sigurisë dhe  institucionet që ofrojnë shërbimin emergjent i cili ka filluar nga viti 2023 dhe do të vazhdoj edhe gjatë vitit 2025”, tha mes tjerash Berisha.

Projektligji për sigurimin shëndetësor pritet të procedohet në Kuvend deri në qershor të këtij viti./RTK/

 

Artikulli paraprakPacientët raportojnë se mungojnë barnat esenciale në QKMF-në e Gjilanit
Artikulli i rradhës Studim: Shpejtësia e të folurit, treguesi i rënies së aftësive njohëse te të moshuarit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.