Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në QKUK mungojnë tri ilaçe për trajtimin e pacientëve, SHSKUK ia lë fajin operatorëve

Lajme 14/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Klinike Universitare ka mungesë të tre produkteve medicinale, noradrenalinë, morfinë dhe imatinib.

Sektori për Furnizim me barna në QKUK ka konfirmuar se dy prej këtyre produkteve, noradrenalinë dhe imatinib janë furnizuar pjesërisht meqë operatorët ekonomik nuk i kanë liferuar sipas kërkesave, shkruan Gazeta Shneta.

Noradrenalina është një neurotransmetues i trurit i cili luan rol esencial në rregullimin e shtypjes së gjakut kur pacienti pëson gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq produkti imatinib përdoret tek pacientët me leukemi.

“Me produktin Noradrenalinë jemi furnizuar pjesërisht, për shkak se Operatori Ekonomik nuk e ka liferuar sasinë sipas kontratës. Produkti Imatinib është në vonesë, jemi në pritje të liferimit nga ana e Operatorit Ekonomik”, kanë deklaruar nga QKUK.

Në këtë institucion shëndetësor që disa javë mungon edhe morfina, e cila përdoret për trajtimin e dhimbjeve të pacientëve dhe gjen aplikim në disa klinika.

“Për produktin Morfinë është nënshkruar kontrata dhe sot është bërë kërkesa për furnizim nga Menaxheri i Kontratës, presim furnizim në ditë në vijim”, kanë deklaruar nga QKUK.

Në vitin 2022 SHSKUK kishte publikuar një listë me 17 produkte të cilat nuk ishin liferuar me kohë mga operatorët ekonomik. Në mesin e tyre ishin edhe mofrina nga operatori “Gene Medicals” dhe noradrenalina nga operatori “Exclusive Corporation”. Atë kohë SHSKUK kishte deklaruar se ka marr masa ndaj kompanive sipas Ligjit të Prokurimit Publik.

Kësaj radhe Gazeta është në pritje të përgjigjeve nga SHSKUK nëse ka marr masa ndaj operatorëve që nuk e kanë kryer liferimin sipas kërkesave të njësive. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMSh-ja organizon tryezë me moton “Të veprosh më shumë për shëndetin mendor“
Artikulli i rradhës “Termokos” e përmirëson cilësinë e ngrohjes në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.