IKSHPK ka njoftuar se nga 488 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 112 raste pozitive.
Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shëruar 131 pacientë, kurse janë shënuar 6 viktima si pasojë e covid-19 shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, në rezultatet e fundit komuna e Prishtinës shënoi 36 raste, komuna e Gjakovës 16 raste, komuna e Gjilanit 10 raste, kurse komunat tjera me më pak raste pozitive.
Aktualisht, vendi ynë ka 13,713 të infektuar, 9,923 të shëruar dhe 539 viktima./GazetaShneta/