Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në shkurt nis vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës nëpër shkollat fillore për vajzat e klasës së gjashtë

Lajme 10/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në këtë muaj, për herë të parë do të fillojë vaksinimi nëpër shkollat fillore për vajzat e klasës së gjashtë kundër kancerit të qafës së mitrës.

Të gjitha përgatitjet janë bërë për fillimin e këtij vaksinimi, thanë nga Institucionet shëndetësore për Radio Kosovën.

Vaksina, Human Papilloma Virusit, është vaksina që mbron  vajzat nga kanceri i qafës së mitrës dhe është mburoja kryesore kundër sëmundjeve që parandalon mbi 90 % të kancereve të shkaktuara nga HPV, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Faik Hoti, nga ky institucion tha se së shpejti gjatë këtij muaji pritet që në shkolla të Kosovës të vaksinohen vajzat e klasave të gjashta me vaksinën kundër HPV.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet sa i përket vaksinimit të rregullt që pritet të fillojë nga mesi i këtij muaji nëpërmjet shkollave. Janë njoftuar edhe prindërit edhe kujdestaret ligjor ka dhe fushata ndërgjegjësuse për rëndësinë e kësaj vaksine. Kjo vaksinë ka për qëllim primar parandalimin e kancerit të qafës së mitrës të gratë gjegjësisht të femrat që është një patologji mjaftë e shpeshtë”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se në Kosovë në kalendarin e vaksinave, janë shtuar edhe tri vaksina te reja, ku njëra nga to është vaksina parandaluese kundër kancerit të qafës së mitrës.

“Vaksina HPV, që ndryshe njihet si vaksina parandaluese e kancerit të qafës së mitrës,  nga ky vit do të vaksinohen fëmijët tanë gjegjësisht vajzat e klasës se gjashtë, të vaksinohen dhe ti parandalojnë problematikat të cilat mund të jenë  ndonjëherë edhe fatale për pacientet në raste te caktuara”, theksoi ai.

Ndërsa mjeku specialist në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Naim Sveçla, ka thënë për Radio Kosovën se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se shumë shpejt do të fillojnë me  vaksinimin nëpër shkolla me vaksinën HPV./KlanKosova/

 

Artikulli paraprakQKMF-ja në Drenas hap konkurs për 32 vende të lira pune
Artikulli i rradhës Rritja e rasteve me kancer të qafës së mitrës, Ndrejaj: Prindërit të mos hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.