Në Shqipëri ka filluar të aplikohet vaksina e rotavirusit nga 1 tetori i këtij viti.
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se nga data 1 tetor i këtij viti në kalendarin e vaksinave për fëmijët, është shtuar edhe vaksina e rotavirusit, shkruan Gazeta Shneta.
“Një vaksinë e re i shtohet kalendarit të vaksinimit për çdo të porsalindur. Vaksina e rotavirusit nga 1 Tetori është falas për çdo fëmijë në konsultoret e qendrave shëndetësore! Përfitojnë 30 mijë fëmijë në vit i kursejmë familjeve shqiptare 3 milion dollarë”, ka shkruar Manastirliu. /Gazeta Shneta/