Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Shtime u vu gurthemeli i QKMF-së me tre mijë katrorë, investohen rreth 2.4 milionë euro

Lajme 16/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Shtime u vu gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në sipërfaqe rreth tre mijë metra katrorë, ndërsa do të investohen rreth 2.4 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se ky objekt parashihte të kryhet për dy vjet e gjysmë.

“Një zotimi yni dhe një pritje e nevojë e kamotshme e qytetarëve të Shtimes. Do t’i ketë gjithsej rreth 3 mijë metra katrorë. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare suterreni, përdhesja dhe kati i parë secili do të jetë përafërsisht nga një mijë metra katrorë. Në suterren do të jenë laboratori dhe radiologjia, në përdhes do të jetë trajtimi mjekësor, urgjenca, vaksinimi dhe imunizimi. Ndërkaq, në katin e parë do të jetë administrata dhe stomatologjia. Kostoja është afër 2.4 milionë euro. Punimet do të realizohen përbrenda një periudhe 30 muajshe apo dy vjet e gjysmë”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky do të jetë gurthemel për për shërbime shëndetësore cilësore për qytetarët e Shtimes.

“Ne si MSH përveç në infrastrukturën spitalore po vazhdojmë me investime të shumta edhe në nivelin primar, sepse niveli primar është niveli, ku shumica e qytetarëve kërkojnë shërbime shëndetësore dhe sot jam jashtëzakonisht i lumtur që hodhëm gurthemelin për QKMF në Shtime, në praninë e shumë profesorëve, të cilët i kanë dhënë shumë këtij qyteti. Ky do të jetë gurthemel për një shendetësi moderne për shërbime shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët e Shtimes”, tha ai

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemal Aliu, tha Shtimja me objektet infratrukturore po ndryshon.

“Punët e mira e të mbara objektet edhe veprat infrastrukturore që i japin Shtimes kuptim e bëjnë qytet për së mbari dhe nuk kanë të ndalur, ashtu siç jemi zotuar bashkërisht: Shtimja po ndryshon për së mbari dhe po e merr atë që ne e kemi quajtur fizionomi urbane”, tha Aliu.

Artikulli paraprakRreziku për shëndetësinë në buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së
Artikulli i rradhës ASK: Numri i djemve dhe vajzave në katër muajt e parë të vitit 2025

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.