Një lajm i mirë vjen nga Spitali i përgjithshëm i Gjakovës ku nuk është regjistruar asnjë pacientë i sëmurë me Covid-19.
Rënia e rasteve të reja ditore në javët e fundit ka bërë që të bie edhe numri i pacientëve të hospitalizuar, shkruan Gazeta Shneta.
Kësisoj në Spitalin e përgjithshëm të Gjakovës fatmirësisht nuk po trajtohet asnjë pacientë me Covid-19.
“Sot në Institucionin tone nuk kemi asnjë pacientë që trajtohet për Covid. Urojmë dhe shpresojmë që çdo dite të jete kështu”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë ditës së djeshme SHSKUK ka njoftuar se në QKUK dhe spitale rajonale po trajtohen 114 pacientë. Prej tyre 19 janë në Klinikën Infektive dhe 56 në Pulmologji. /Gazeta Shneta/