Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës në 24 orët e fundit janë kryer gjashtë lindje.
Spitali ka njoftuar se 6 nënat kanë sjellë në jetë katër vajza dhe dy djem.
“6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 4 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/