Viti 2018 mund të quhet vit i investimeve të mëdha në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Përderisa po vazhdohet të bëhet meremetimi dhe fasadimi i të gjitha mureve të jashtme në të gjitha objekteve të Spitalit, ka filluar edhe renovimi i tërësishëm i dy reparteve atij të Infektives dhe Psikiatrisë.
Deri sa projekti i parë ai i investimeve është duke u finacuar nga një grand nga Qeveria dhe Banka Botërore, projekti i renovimeve të këtyre dy reparteve është duke u bërë nga buxheti i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Në këtë projekt parashihet të bëhen instalimi i ri i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit, rrymës, renovimi i tërësishëm i nyjave sanitare, pastaj shtruarja e dyshemeve, zëvendësimi i dyerve dhe suvatimi i mureve.
Shuma e investimit në rregullimin e Repartit të Infektives dhe Psikiatrisë është 96,158 € ndërsa që projekti parashihet të përfundojë për 60 ditë pune./gazetashneta