Në një postim në rrjetet sociale mbi ndërhyrjen në fjalë, Koçiu theksoi se është një ndërhyrje jetëshpëtuese që heq mpiksjen e gjakut nga arteriet e trurit, duke rikthyer qarkullimin normal të gjakut dhe duke minimizuar dëmet neurologjike.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka deklaruar se në Spitalin Memorial të Fierit po vijon me sukses realizimi i procedurës urgjente të trombektomisë.
Në një postim në rrjetet sociale mbi ndërhyrjen në fjalë, Koçiu theksoi se është një ndërhyrje jetëshpëtuese që heq mpiksjen e gjakut në arteriet e trurit, duke rikthyer qarkullimin normal të gjakut dhe duke minimizuar dëmet neurologjike.
“Kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të ekipit multidisiplinar shqiptaro-turk të dr. Hasan Bayındır, Ümit Görgülü, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria, dr. Turhan Güler, dr. Arlinda Abazaj, dr. Mesut Karataş si dhe teknikëve Halil Ibrahim Özkan, Temel Acar dhe Evis Maqina”, është shprehur ajo.
Koçiu ka theksuar se zbatimi i autonomisë menaxheriale ka sjellë një gamë më të gjerë shërbimesh dhe po garanton kujdes shëndetësor cilësor me teknologji të avancuar dhe kapacitete të larta profesionale.
Spitali Rajonal Memorial në Fier është ndërtuar me mbështetjen financiare të Türkiyes. Spitali u hap për shërbim ndaj qytetarëve në fund të majit të vitit 2021 dhe në kuadër të një protokolli bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Türkiyes, spitali menaxhohet për një periudhë disavjeçare bashkërisht nga ekipet turke dhe shqiptare.
Spitali Memorial Rajonal në Fier ka marrë kartën e autonomisë financiare, ndërkohë është spitali i parë publik në Shqipëri që ka përfituar më parë kartën e autonomisë menaxheriale.




