Profesori Arbnor Pajaziti dhe studentët e Mekatronikës në Universitetin e Prishtinës (UP), po tentojnë ta krijojnë një dorë robotike.
Ai ka treguar për RTV Dukagjini për mënyrën se si funksionon inovacioni, duke sqaruar se ata brenda pajisjes e kane integruar një sensor IMG, i cili ndodhet në muskujt e dorës, ku në bazë të çlirimit dhe shtrëngimit të dorës dërgohen sinjale në kontrollorin e dorës – si mënyrë për t’i aktivizuar robotët.
“Dora do t’i vendoset një fëmiu nga Peja, i cili e ka humbur dorën e djathtë. Në bazë të masave që i kemi marrë, jemi angazhuar që ta punojnë një dorë që do të jetë funksionale për disa veprime bazike në jetën e përditshme. Në këtë projekt na ka përkrahur ministria e Arsimit, që ka dhuruar shumën më të madhe për blerjen e pajisjeve, derisa pjesën tjetër e kemi kryer bashkë me studentët”, ka shtuar Pajaziti.
https://youtu.be/-9V_4xhLK6w