Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në urgjencën e Durrësit doktoresha e turnit përzë pacientët në shtëpi

Lajme 21/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë këtyre ditëve ka patur një shtim të virozave si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.

Shumë prej qytetarëve zgjedhin ta kalojnë në shtëpi një virozë të tillë, ndërsa shumë të tjerë i drejtohen qendrave shëndetësore dhe urgjencave të spitaleve.

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denonucar mungesën e shërbimit në urgjencën e spitalit të Durrësit.

Ajo thotë se doktoresha në turn refuzon të vizitojë pacientët, duke ikur sa në një dhomë në një tjetër edhe pse nuk ka fluks në spital.

Sipas saj doktoresha nuk kryente asnjë kontroll fizik, matje temperature apo tensioni për pacientët që ishin në urgjencë. E sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarja thotë se doktoresha nuk iu jepte as qetësuesin e spitalit pacientëve duke iu kërkuar ta blejnë vetë në farmaci.

Më tej ajo thotë se gjatë këtyre ditëve janë shtuar rastet me Covid, por në spital nuk pranohen pacientët nëse nuk kanë kaluar 3 ditë në shtëpi dhe nuk kanë patur asnjë përmirêsim.

Ajo thotë se doktoresha e turnit të sotëm i kthente të gjithë pacientët në shtëpi pa iu ofruar asnjë lloj shërbimi.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ, anonim te lutem. Ne urgjencen e Durresit mjeket nuk japin asistence dhe nuk vizitojne pacientet. Doktoresha ne turn refuzon te vizitoje pacientet dhe ikte nga nje dhome ne tjetren duke i len pacientet ne pritje edhe pse fluksi nuk ishte i larte. Eshte perhapur masivisht Covid dhe e vetmja gje qe te thone ne qendren e urgjences kur shkon eshte: te pish tachipirine dhe te presesh diten e 4, nqs kalon 4 dite me temperature, kolle dhe probleme te tjera shendetesore ateher mund te shkosh ne urgjence. Doktoresha ne turn refuzonte te jepte dhe qetesuesin e spitalit duke then te blini ne farmaci dhe te shkoni ne shpi. Theksoj faktin qe nuk beri asnjelloj kontrolli fizik, as matje temp as tension, asgje.

Ne foto i thoshte nje pacienti tjeter: nuk mund te te ndihmoj dhe i kthente njerezit ne shpi./JOQalbania/

Artikulli paraprakShkencëtarët përmes dritës së polarizuar arrijnë të identifikojnë më shpejt gjendjet si diabeti dhe hipertensioni
Artikulli i rradhës Studim: Gratë kanë më pak gjasa se burrat për të marrë CPR në mjediset publike

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.