Një ligjëratë më ndryshe do të mbahet sot në lutjet e së premtes në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Sëmundja e kancerit të gjirit do të jetë sot tema kryesore në ligjëratën e cila mbahet para faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.
Ligjërata ndërgjegjësuese mbahet në kuadër të projektit “Race for the cure Prishtina 2023”. Këto ligjërata do të vazhdojnë edhe në xhami të tjera.
Ky aktivitet po mbahet në kuadër të një bashkëpunimi në mes të Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Prishtinës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. /Gazeta Shneta/




