Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nën moton “Dhuro gjak, dhuro jetë”, fillon Java e Dhurimit Vullnetar të Gjakut

Lajme 11/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nën moton “Dhuro gjak, dhuro jetë”, fillon Java e Dhurimit Vullnetar të Gjakut, ka filluar Java e Dhurimit Vullnetar të Gjakut.

Kështu bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku së bashku me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut kanë nisur aktivitetet në kuadër të kësaj fushate humanitare.

Sipas njoftimit, Java e Dhurimit Vullnetar të Gjakut shërben si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë jetike të dhurimit të gjakut, një akt humanitar që shpëton jetë dhe ndihmon në trajtimin e mijëra pacientëve që kanë nevojë për transfuzione gjaku.

Në kuadër të kësaj fushate, dhjetëra nëpunës të Ministrisë së Shëndetësisë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes për të dhuruar gjak, duke dhënë një kontribut të çmuar në sigurimin e rezervave të nevojshme për pacientët në nevojë.

Dhurimi vullnetar i gjakut mbetet burimi më i sigurt dhe më i qëndrueshëm për furnizimin e institucioneve shëndetësore me gjak dhe produkte të gjakut. Përmes këtij veprimi humanitar, qytetarët japin një kontribut të drejtpërdrejtë në shpëtimin e jetëve dhe në forcimin e sistemit shëndetësor.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut shprehin mirënjohjen për të gjithë dhuruesit vullnetarë dhe i ftojnë qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme humanitare, duke dhuruar gjak dhe duke ndihmuar në sigurimin e sasive të mjaftueshme për pacientët që kanë nevojë për transfuzion.” thuhet në njoftim./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak53 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet
Artikulli i rradhës Studim: Gjumi i çrregullt mund të dëmtojë kujtesën dhe fjalorin te fëmijët e vegjël

Ju sugjerojmë

Ferizaj dhe Gjakovë raportohen dy persona të zhdukur

11/06/2026 Lajme

53 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

11/06/2026 Lajme

Oda e Stomatologëve kundërshton tarifën prej 2 mijë eurosh për ordinancat dentare në Prishtinë

11/06/2026 Lajme

Mbi 490 vizita dhe gjashtë lindje në Spitalin e Pejës gjatë 24 orëve

11/06/2026 Lajme

Nga 23 mijë pako të verifikuara të diasporës, aprovohen 22,601 – refuzohen 755

11/06/2026 Lajme

Sot nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

11/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.