Nëna e Rita Orës me një mesazh për të gjitha gratë shqiptare

2018-03-09 në ora 22:19

Me rast të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Shqipërisë në Londër ka përgatitur një video kampanjë, në të cilën janë përfshirë gra të suksesshme shqiptarë, duke dhënë mesazhe motivuese për gratë e tjera.

Në mesin e këtyre grave të suksesshme është edhe nëna e Rita Orës, Vera, e cila porosit gratë që të përkujdesen për shëndetin e tyre.

Këtë mesazh e dha në cilësinë e një gruaje e cila ka mposhtur kancerin e gjirit dhe tash është e zonja që ta përkrah vajzën e saj, Ritën në karrierën e yllit të muzikës.

“Si mjeke dhe si grua, e cila ka përballuar luftën me kancerin e gjirit iu drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe bëjini kontrollat paraprake rregullisht. Sot, jam e lumtur që përballova këtë sfidë dhe duke mbështetur dhe orientuar drejt karrierës ndërkombëtare vajzën time, Rita Ora. Gruaja shqiptare në Britani krenohet me ty”, ka thënë e ëma e Ritës./Insajderi.com