Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna në Tiranë: Para 4 vitesh kam lindur binjakë, por më dhanë vetëm 1 fëmijë

Lajme 20/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria e Tiranës vendosi mos fillimin e hetimeve mbi denoncimin e një gruaje e cila pretendoi se kishte sjellë në jetë dy fëmijë, por në krahë i dhanë vetëm vajzën.

Enkela Hodo u paraqit në polici katër vjet pasi u bë nënë, dhe duke u bazuar në kujtesën e saj kërkoi hetime bazuar në kujtesë sepse sipas saj ajo kishte dëgjuar edhe të qarat e një foshnje tjetër.

Prokurori i çështjes thotë se qëndrimi i nënës është i pambështetur në një akt mjekësor ndaj dhe çështja mbyllet.

44-vjeçarja e ka kundërshtuar këtë vendim këtu në gjykatën penale dhe beson se ka vend për hetime dhe se trupa gjyqësore duhet të urdhërojë akuzën për të kryer veprime shtesë.

Por në fashikull rezulton se akuza ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e denoncueses, i cili sqaron se mbasi kishin bërë eko në 2019, ata nuk ishin sqaruar se sa fëmijë po prisnin. “Gjashtë muajt e fundit ime shoqe këmbëngul se ajo kishte binjakë”, dëshmon burri.

Prokuroria replikon duke u shprehur se kur nëna doli nga spitali gjinekologjik, asaj ju dha fletë dalja dhe aty nuk ka patur asnjë pretendim. Prokuroria thuhet më tej në vendim është një strukturë që kryen hetimet mbi fakte të ndodhura dhe jo mbi fakte të dyshuara se kanë ndodhur.

Për këtë çështje është hedhur shorti dhe i ka rënë gjyqtares Ardiana Berës, e cila mbasi do ta shqyrtojë do shprehet nëse ka vend për hetime të mëtejshme, apo nëse çështja duhet mbyllur./ Top Channel/

Artikulli paraprakKanë filluar punimet në ndërtimin e QKMF-së në Mitrovicë
Artikulli i rradhës Efektet e stresit në trup, nga truri juaj në stomak

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.