Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa nëna kanë përjetuar për herë të parë lindjen gjatë ditës së djeshme.
Janë nëntë nëna që kanë sjellë fëmijë për herë të parë, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin e klinikës janë regjistruar gjithsej 26 lindje.
Nga numri i përgjithshëm, sipas gjinisë janë 17 djem dhe 9 vajza.
Tetë gra kanë lindur me operacion cezarian. /Gazeta Shneta/