Sipas një raporti të tetorit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nëse dikush në shtëpinë tuaj është i infektuar me Covid, gjasat që dikush tjetër në shtëpi të infektohet më këtë sëmundje janë më shumë se 50 përqind.
Ekspertët e shëndetit thonë se nëse nuk keni një pajisje si lagështues i ajrit në shtëpinë tuaj, ju mund të jeni në rrezik ndaj Covid-it edhe më shumë, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Stephanie Taylor, një konsulente e kontrollit të infeksionit në Shkollën Mjekësore të Harvardit thotë se lagështia e ulët është kushti ideal mjedisor për viruse – përfshirë koronavirusin për të mbijetuar për periudha të gjata kohore.
Ajo thotë se në ambiente me lagështirë të ulët, kur “një person i infektuar teshtin ose kollitet, grimcat qëndrojnë në ajër – më gjatë, duke rritur kështu rrezikun e përhapjes së virusit tek të tjerët”.
Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) rekomandon që nivelet e lagështisë së brendshme të bien midis 40 dhe 60 përqind të lagështisë relative (RH) për të zvogëluar shanset për përhapjen e grimcave infektive.
Në anën tjetër infermierja Jenna Liphart Rhoads, në lidhje me këtë temë tha se:
“Ajri i jashtëm në dimër është zakonisht shumë më i thatë se ai i vjeshtës, verës dhe pranverës, dhe ndërtimi i sistemeve të ngrohjes në shtëpi bën që ajri i brendshëm të bëhet edhe më pak i lagësht,” shpjegon infermiere Rhoads.
“Për më tepër, mukozat brenda hundës bëhen më të thata në muajt e dimrit për shkak të ajrit të thatë dhe ato bëhen më të ndjeshme ndaj infeksionit viral.”
Andaj, për të ndihmuar në ngritjen e lagështisë në nivelet e rekomanduara nga EPA, konsulente Taylor thotë se një lagështues është mjeti më i mirë në shtëpi që mund të përdorni.
Rritja e lagështisë relative në shtëpinë tuaj do ta bëjë më të vështirë mbijetesën e grimcave virale. /Gazeta Shneta/