Infektologu Izet Sadiku ishte i ftuar sot në emisionin “Frontal” në T7.
Ai u shpreh se qytetarët nuk po i respektojnë masat anti-covid qysh nga lehtësimi i tyre që ndodhi në fillim të qershorit transmeton Gazeta Shneta.
“Dëshira e njerëzve për të dëgjuar lajme te mira është pranuar më lehtë dhe realisht kjo ka ndikuar te mos përdorimit te masave. E keni parë hulumtimin që qytetarët nuk besojnë se ka virus qe është defekt mjaft i madh për parandalim sepse nuk t’i respektojnë masat. Është dashur te mendohet edhe mbingarkimi i spitaleve, por kjo nuk u menaxhua mirë. Duhet mobilizim nga te gjithë, qytetarë e institucione”, tha ai.
Infektologu Sadiku poashtu tha se lufta kryesore duhet që të jetë parandalimi i përhapjes së virusit korona.
Me theks të vecantë ai u shpreh se nëse fokusohemi në shpëtimin e ekonomisë apo gjëra tjera, ai paralajmëroi se do të dalin nga 500 raste në ditë.
“Lufta kryesore është parandalimi i shpërndarjes se Covid 19. Kjo duhet te jete beteja kryesore. Nëse është lufta adekuate për parandalim, ky trend zvogëlohet. Nëse nuk fokusohemi këtu, do te dalin ka 500-600 raste në ditë. Para një muaji kemi pasur nga 100 raste e tash mbi 200”, tha ai.