Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nesër skadon masa e Kushtetueses, çfarë do të ndodhë me Kuvendin dhe formimin e Qeverisë?

Lajme 29/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nesër (30 shtator) skadon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ka ndaluar përkohësisht çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo procedurë që lidhet me formimin e Qeverisë së re.

Kjo masë ishte marrë më 5 shtator, pas kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit, përkatësisht votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Lista Serbe u ankua në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili shpalli Kuvendin si të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.

Kushtetuesja tha se masën, që do të jetë në fuqi deri sa ajo të nxjerrë një aktgjykim, e vendosi në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, duke e arsyetuar me “evitimin e rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme”.

Sipas parashikimeve kushtetuese, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, institucionet e reja duhet të formohen brenda 30 ditëve afat ky që është tejzgjatur marrë parasysh se zgjedhjet u mbajtën në shkurt të këtij viti.

Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas skadimit të kësaj mase të përkohshme të vendosur nga Kushtetuesja.

Gjykata nuk ka dhënë ndonjë vendim përfundimtar, as nuk ka sqaruar nëse pas përfundimit të masës do të mund të rifillojnë procedurat në Kuvend apo nëse do të ketë një vendim që mund të ndryshojë rrjedhën e deritanishme.

Njohës të çështjeve kushtetuese thonë se ka disa skenarë të mundshëm: Gjykata të vendosë se veprimet e Kuvendit kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe të lejojë vazhdimin e procesit, mund të kërkojë përsëritje të votimit të nënkryetarëve, sipas praktikës së mëparshme (me një votim të përbashkët për të gjithë) ose edhe të konstatojë shkelje procedurale që e bëjnë të pavlefshëm procesin deri më tani.

Në çdo rast, mosqartësia aktuale ka krijuar një vakum institucional që po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin demokratik të vendit dhe në procesin e formimit të institucioneve të reja.

Kjo është hera e parë në vitet e fundit që ka ndodhur një situatë e tillë, duke e bërë vendimin final të Gjykatës jo vetëm të rëndësishëm për këtë rast, por edhe precedent për të ardhmen.

Artikulli paraprakNga 1 tetori fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në QMF-të e Prishtinës
Artikulli i rradhës Detaje se si përfundoi në pranga mjeku Behar Kamberi për përndjekjen e moderatores në Tiranë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.