Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Neurokirurgjia në QKUK ende me operacione të hapura, Sejdiu kërkon përkrahje në Turqi

Lajme 01/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu ka vizituar Qendrën Universitare Koç në Turqi ku ka kërkuar përkrahje në avancimin dhe trajnimin e mjekëve të QKUK-së në disa fusha.

Qëllimi i vizitës ishte mundësia e trajnimit të mjekëve dhe stafit tjetër shëndetësor për përdorim të metodave të avancuara diagnostike dhe kirurgjike (minimale invazive). Në takimet që ka pasur me drejtuesit e këtij institucioni, drejtori Sejdiu, ka kërkuar përkrahje për trajnime të stafit.

“Kemi kërkuar që të na mundësohet trjanimi i 30 deri 40 mjekëve tanë në këtë institucion, sidomos në Oftalmologji në fushën e kirurgjisë retroveterinale, në Ortopedi, punën me artroskop, në Kardiokirurgji, në Neurorkirurgji, pasi si pamë këtu ndërhyrjet bëhen me metoda minimale invazive, përderisa tek ne në neurokirurgji bëhen ende operacione të hapura, pra të ndihmohet në përdorim të metodave minimale diagnostike dhe kirurgjike” u shpreh ai, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas drejtorit Sejdiu, pas diskutimeve konstruktive që kanë pasur, ky institucion ka mundësuar trajnime falas për  20 deri në 30 mjekë, sidomos në fushat që janë deficitare në QKUK.

Dr. Ozugur Deniz Tezcan, nga Koç Hospital University, tha se nga takimi që kanë pasur me drejtorin e SHSKUK, atyre u është kërkuar ta mundësojnë trjanimin e mjekëve nga Kosova.

“Ne jemi të gatshëm të presim mjekët në trajnime në 3 grupe, me nga 20 deri 30 mjekë që do të mësojnë metodat më të avancuara në mjekësi dhe përdorimin e  aparaturave të  fundit mjekësore”, tha dr. Tezcan.

SHSKUK pritet që së shpejti të dorëzoj listën e mjekëve që do të shkojnë për trajnim në Koç University Hospital në Turqi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudimi: Imunoterapia mund të aplikohet edhe tek personat e moshuar me kancer
Artikulli i rradhës Aneurizmi i aortës: Çfarë është dhe cila janë simptomat

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.