Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Neurologu alarmon për mungesën e medikamentit jetik për sëmundjet inflamatore

Lajme 29/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në institucionet publike shëndetësore të Kosovës, tash e disa muaj ka mungesë të një medikamenti jetik, i cili përdoret për disa sëmundje inflamatore. Ky ilaç nëse merret si terapi vetëm për pesë ditë, kostoja e tij mund të shkojë deri në 10 mijë euro. Bëhet fjalë për ilaçin ‘imunoglobulina intravenoze (IVIG)’. Alarmin për mungesën e tij e ka shprehur sot gjatë ditës neurologu Blerim Myftiu.

Ai po deklaron se ky medikament duhet të ekzistojë në institucionet publike.

“Muajve, madje viteve të fundit, në Republikën e Kosovës (qoftë në institucionet publike, qoftë për dëshirë të blerjes private) mungon një medikament jetik për trajtimin e disa sëmundjeve inflamatore, demielinizuese dhe/apo autoimune – imunoglobulina intravenoze (IVIG). Në mesin e sëmundjeve për të cilën nevojitet ky ilaç është sindroma Guillain-Barre apo polineuropatia akute inflamatore”, ka shkruar neurologu.

Ai tregon se si një pacient 57 vjeç, i cili ishte i operuar para dy javëve po vuante nga mungesa e këtij ilaçi. Neurologu Myftiu tregon se këtë ilaç pacientët në nevojë nuk mund ta blejnë as në mënyrë vetjake.

“Meqenëse kostoja e ilaçit për trajtim të zakonshëm prej 5 ditësh arrin në rreth 10 mijë euro, medikamenti medoemos se duhet të ekzistojë në dispozicion në institucionet publike në shërbim të qytetarëve që mund të kenë nevojë për të. Por, edhe po pati dikush mundësi që ilaçin ta sigurojë në mënyrë private, nuk do ta ketë këtë mundësi. Ngase ilaçi duhet të ruhet të kushte strikte të ruajtjes dhe prodhuesi e dërgon atë përmes procedurave të prokurimit të përgjithshëm, jo përmes shitjes depove apo barnatoreve individuale. Do të thotë, nuk bën punë edhe po të keni para (përveç nëse nuk udhëtoni jashtë Kosovës)”, sqaron Myftiu.

“Sot u ballafaquam me pacientin 57-vjeç, të operuar para 2 javësh për shkak të tumorit të zorrës së trashë, i cili që prej para dy ditësh ka filluar të ketë shenja të mpirjes në duar dhe këmbë, mpirje të cilat gjatë ditës së djeshme janë përhapur në tërë gjymtyrët, si edhe më pas këmbët dhe krahët pastaj janë paralizuar. Sot ka filluar të shpreh edhe shenja të vështirësisë në frymëmarrje, vështirësi në gëlltitje, pamundësi të hedhjes së sekretit nga mushkëritë, pothuajse ngufatje. Ecuria e simptomave te ky pacient është e shpejtë dhe brenda dy ditësh – prej mpirjes së gishtave ka arritur që t’i rrezikohet jeta nga pamundësia e frymëmarrjes dhe luhatjet e shtypjes së gjakut”, shpjegon për vështirësitë me të cilat u ballafaqua ky pacient.

Tutje ai tregon se njësoj si pacienti 57 vjeç janë edhe shumë të tjerë që po e vuajnë mungesën e këtij ilaçi.

“Kolegët neurologë dhe anesteziologë janë të detyruar ta trajtojnë me metoda gjysmake, në mënyrë që pacienti ta tejkalojë fazën akute dhe shpresojmë të hyjë në atë të shërimit dhe rehabilitimit të shpejtë”.

Artikulli paraprak5 gabimet e shpeshta të femrave që i irritojnë burrat në shtrat
Artikulli i rradhës Djali incizon nënën e tij duke lindur foshnjën në veturë rrugës për në spital

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.