Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Neuropsikiatri Blyta për politikanët: Njerëzit që nuk skuqen, kanë defekte të personalitetit

Lajme 29/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Neuropsikiatri Afrim Blyta ka folur për problemet shëndetësore nga të cilat mund të vuajë elita politike në vend. Sipas tij, ai që nuk ka turp patjetër që ka defekte të personalitetit.

“Unë mendoj që një person nëse nuk ka turp, nëse nuk skuqet, nuk ka ndërgjegje. Nëse nuk ka ndërgjegje nuk ekziston një strukturë shumë e rëndësishme e personalitetit që quhet superego. Superego është ai polici, gjykatësi që e kemi brenda vetës i cili nuk të lejon me vepru ose me e bo diçka që nuk bëhet, i cili të nxit me bo diçka që duhet me e bo. Por në momentin kur një gjë të tillë nuk e ke, nuk e ke ndjenjën e fajit, nuk e ke ndjenjën e turpit ki jetë defektuoz atëherë flasim për diçka që quhet psikopatologji. Njeriu i cili nuk ka turp edhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë ‘, shpjegoi Blyta.

Sipas dr. Afrim Blyta thotë se shtrirja e pacientëve me probleme mendore është tek të gjitha moshat.

“Prej fëmijërisë së hershme e deri në një moshë të shtyrë kemi probleme të natyrës mendore. Te disa janë të lidhura me probleme organike zakonisht është mosha e adoleshencës, periudha e rinisë së hershme”, thotë ai.

“Në esencë nuk mundemi me thënë në mënyrë specifike që ndonjë grupmoshë e caktuar është më tepër e prekur sesa mosha tjetër. Në përgjithësi kemi një shtrirje pak a shumë uniforme në të gjitha grupmoshat”, tha Blyta.

Dr. Blyta foli edhe për meditimin.

“Meditimi është një teknikë e cila e mobilizon të gjitha kapacitetet e organizmit që do t’i kalohet një situatë. Është në esencë metodë me të cilën luftohet ajo që quhet stresi kronik. Stresi është një reagim i organizmit ndaj një situatë të pakëndshme. Reagim fiziologjik”, shpjegon Blyta.

“Ai na ndihmon me e tejkalu atë situatë por nëse ky stres zgjatë një kohë të gjatë atëherë kemi me pasë probleme të cilat na në mjekësi i quajmë probleme të natyrës psiko-somatike.Problemi psikologjik në fund ka simptoma dhe shenja të sëmundjes trupore”, thotë ai.

“Sëmundja e diabetit e hipertensionit, sëmundja e kolitit, e tiroidesë, psoriaza. Një mori e madhe e sëmundjeve me të cilat ne ballafaqohemi për çdo ditë është rezultat në esencë të ndikimit të faktorit psikologjik. Pra nëse ju arrini me e kontrollu stresin me metodat dhe teknikat e meditimit ju keni lehtësu situatën në parandalimin ose në lehtësimin e simptomave dhe shenjave’, tha ai./kultplus.com/

Artikulli paraprakShtatzani të shëndetshme edhe pse jeni në mbipeshë
Artikulli i rradhës Do kem djalë apo vajzë?

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.