Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga dita e premte e deri të dielën, reshje intensive shiu e bore, në zonat malore deri në 50 cm

Lajme 28/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një qendër me presion të ulët atmoferik, me origjinë nga Atlantiku, ka përfshirë tashmë Evropën Perëndimore dhe atë Qendrore, ndërsa momentalisht gjindet në Poloni, duke u përshkuar nga një front i ftohtë, i cili po lëvizë drejt Evropës Juglindore.

Pra, të premten, do të kemi depërtimin e ftontit të ftohtë që nga orët e para të 24-orëshit, duke sjellur ulje të ndjeshme të temperaturave në vlerat maksimale, si dhe reshje intensive të shiut dhe borës, përfshirë edhe fundjavën. Kohë pas kohe priten edhe erëra të forta, me shpejtësi prej 30-50 km/h, e në momente të caktuara deri në 60 km/h në lokalitete.

Këto masa do të jenë më të dobëta në aspektin termik, që nënkupton se temperaturat nuk pritet të jenë mjaftueshëm të ulëta për të favorizuar reshjet e borës në pjesën më të madhe të territorit dhe kohës. Si rezultat, reshjet kryesore mund të jenë në formën e shiut.

Megjithatë, edhe reshjet e vetme të borës, do të paraqiten herë pas here në zona të ulëta, sidomos të shtunën, ku mund të përfshijnë të gjithë vendin, përpara se të rikthehen gradualisht në ato të shiut vonë pasdite dhe në mbrëmje.

Dita e dielë mbetet me shumë gjasë me reshje shiu, e në zona të caktuara me reshje bore, sidomos në Rrafshin e Kosovës.

Në këto ditë, në zonat malore priten reshje të dendura bore, ku trashësia mund të arrijë deri në 50 cm.

Këto reshje vijnë si pasojë e ciklonit me lëvizje të ngadalshme mbi Greqi, ku atje do të jenë reshjet më intensive, duke shkaktuar edhe përmbytje.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 6°C. /MeteoKosova

Artikulli paraprakMjeku në Gjermani dyshohet për shkaktimin e vdekjes së tetë pacientëve
Artikulli i rradhës Moti sot i vranët dhe me riga shiu

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.