Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga janari deri në maj të 2025 ndodhën 28 aksidente me fatalitet, humbën jetën 32 persona

Lajme 02/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i aksidenteve me pasoja fatale në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Policisë, nga janari deri në maj 2025 janë regjistruar 28 aksidente me fatalitet, pa përfshirë qershorin, ku humbën jetën 32 persona, katër më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Numri i aksidenteve me pasoja fatale në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.

Rasti i fundit ndodhi në mesnatën e së martës në Treboviq të Pejës, ku si pasojë e një vetaksidenti, një person humbi jetën.

Rritjen e numrit të aksidenteve fatale e tregojnë edhe raportet e Policisë së Kosovës. Sipas të dhënave të Policisë, nga janari deri në maj 2025 janë regjistruar 28 aksidente me fatalitet pa përfshirë qershorin, ku humbën jetën 32 persona, katër më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Po ashtu, gjatë këtyre pesë muajve janë shqiptuar 314,194 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, është rritur numri i aksidenteve me lëndime e personave të lënduar.

Statistikat tregojnë se 54% e viktimave në aksidentet me fatalitet janë drejtues automjetesh, ndërsa 30% janë këmbësorë.

Kjo ka bërë që Policia e Kosovës të apelojë te të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes, t’i respektojnë shenjat rrugore. E këto aksidente, sipas ekspertëve të komunikacionit, po ndodhin për shkak disa faktorëve.

“Ka shumë kontribuues e kemi kohën e udhëtimeve pushimet familjare udhëtimet e ndryshme dasma e tjera të gjitha këto nga pak ndikojnë që të kemi shpërqendrimin në ngasje dhe si pasoj të kemi aksidente në trafikun rrugor”, tha për RTK, Muhamed Krasniqi, ekspert i komunikacionit.

Krasniqi ka theksuar se numri i aksidenteve gjatë ditëve të verës mund të rritet. Sipas tij, rol në shkaktimin e aksidenteve luajnë edhe infrastruktura e dobët si dhe gjendja jo e mirë e automjeteve.

“Përveç faktorit njeri kemi faktorin automjet dhe faktorin rrugë. kështu që edhe automjeti mund të mos janë teknikisht në rregull dhe mund të ndikojë në shkaktimin e aksidentit rrugor…”, shtoi ai.

Ndërkohë, vetëm gjatë muajit qershor në rajonin e Ferizajt, sipas të dhënave të Policisë, janë shkaktuar tri aksidente fatale me pasojë, vdekjen e tre personave.

Artikulli paraprakVdekjet nga ataku në zemër bien me 90% në 50 vjet, por rriten rreziqet e tjera të zemrës
Artikulli i rradhës Vala e tretë e të nxehtit nis sot, Mendim Rugova: Temperaturat maksimale rriten deri në 36°C e 38°C

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.