Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga pakujdesia më e vogël, pasojat nga zjarri mund të jenë të mëdha

Lajme 28/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, vë në dukje se në kohën e temperaturave të larta në vend, rreziku nga zjarret, si në fusha, ashtu edhe në pyje, është në rritje.

Në intervistë për Ekonomia Online, ai tha se edhe pse deri tani ka pasur disa raste të izoluara, pritet që në ditët vijuese situata të përkeqësohet, nëse nuk merren masa parandaluese.

“Vetëm kanë filluar temperaturat e larta në vendin tonë dhe pritet që edhe në ditët vijuese të kemi mot mjaft të nxehtë dhe temperatura të larta. Kjo e bën situatën e ndjeshme me zjarret në vend, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën. Me fillimin e rritjeve të temperaturave nisin thatësirat e ndryshme, qoftë në fusha ose në pyje dhe mund të krijojnë probleme të ndryshme me zjarre, qoftë me zjarret fushore apo pyjore” , tha ai.

Ahmeti shtron nevojën për fushata sensibilizuese për vetëdijesimin e qytetarëve, ndërsa kërkoi kujdes me ndezjen e zjarreve të hapura dhe hedhjen e mbeturinave pranë pyjeve apo fushave.

“Kemi pasur disa raste, jo shumë të theksuara të zjarreve në vendin tonë, mirëpo në të ardhmen pritet që të kemi zjarre më shumë. Gjithsesi që institucionet duhet të kujdesen që të bëjnë fushata sensibilizuese që të ngrihet vetëdija qytetare, të sqarohet rreziku nga zjarret dhe masat parandaluese, të cilat do të duhej t’i ndërmerrnin qytetarët, në mënyrë që edhe kur të kemi zjarre të kemi sa më pak pasoja, sepse kur po kemi zjarre në pyje po digjen hektarë të tërë, po rrezikohet flora e fauna dhe kemi ndotje të ambientit, por kur zjarri është afër vendbanimeve po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve të vendit”, tha ai.

Bashkëbiseduesi ynë vë theksin te domosdoshmëria që qytetarët të kenë kujdes të shtuar, sepse dhe nga pakujdesia më e vogël pasojat nga zjarri mund të jenë tejet të mëdha

.“Një shkëndijë e vogël, si një bisht cigareje apo një shishe plastike në diell, mund të shkaktojë zjarr që është vështirë të kontrollohet. Ndezja e qëllimshme e zjarreve është vepër penale.Qytetarët duhet të kenë kujdes me zjarret e hapura, mbeturinat e ndryshme afër fushave e pyjeve, mos të lënë mbeturina. Ndezja e qëllimshme e zjarreve është vepër penale”, tha për EO, Ahmeti.

Artikulli paraprakMjet i ri me inteligjencë artificiale zbulon 9 lloje të dementias nga një skanim i vetëm të trurit
Artikulli i rradhës Statistikat rriten, ndërgjegjësimi ngec: Si po përballet Kosova me HIV-in?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.