Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga QKUK ende nuk ka udhëtuar asnjë mjek për në Turqi, planifikohet të shkojnë dy specialistë dhe dy infermierë

Lajme 07/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ende nuk ka udhëtuar asnjë mjek për në Turqi.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se mjekë të Klinikës Emergjente të QKUK-së kanë udhëtuar për në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi për të ndihmuar të plagosurit, shkruan Gazeta Shneta.

Por së paku deri në këto momente nga Klinika Emergjente në QKUK ende nuk ka udhëtuar asnjë mjek për në shtetin turk.

Kjo është konfirmuar nga Gazeta Shneta përmes burimeve. Një prej anëtarëve të stafit mjekësor i cili është pjesë e ekipës i ka thënë Gazetës se ende nuk kanë marr informata se kur do të udhëtojnë.

“Ne jemi pjesë e ekipës së Emergjencës së QKUK-së të cilët do të udhëtojnë për në Turqi, por ende nuk kemi marr informata se kur do të nisemi”, ka thënë ai.

Në këtë ekip janë dy specialistë të mjekësisë emergjente dhe dy infermierë.

Ndërkaq drejtori i Klinikës Emergjente Dr. Naser Syla i ka thënë Gazetës se nuk ka informacione deri më tani nëse ka udhëtuar dikush nga stafi i klinikës.

Ndërkaq SHSKUK në një deklaratë të ka thënë se emrat e mjekëve të cilët do të udhëtojnë për në Turqi janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë. Nga Zyra për Media kanë sqaruar për Gazetën se SHSKUK i ka dërguar vetëm emrat, ndërkaq për udhëtimin e tyre është çështje e MSH-së dhe Qeverisë.

Kurse ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një postim të tij ka deklaruar se tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova gjenden në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

“Dhimbje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra jetë të humbura. Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë. Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi”, thuhet në postimin e Vitisë.

Kujtojmë se një ekip i specialistëve të kërkim-shpëtimit si dhe mjekë të FSK-së janë dërguar në Turqi gjatë ditës së djeshme.

“Kontingjenti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës përbëhet nga specialistë të  kërkim-shpëtimit urban, ekipe mjekësore dhe ekipe të kërkim shpëtimit K9, që janë nisur sot në orët e mbrëmjes drejt Republikës së Turqisë, për t’u bashkuar qindra ekipeve të shpëtimit nga Turqia e vende partnere në misionin e shenjët për të ndihmuar popullin  e Turqisë që u prek rëndë nga tërmeti i orëve të para të ditës së sotme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tërmeti 7.4 shkallësh në Turqi i cili ndodhi mëngjesin e së hënës ka lënë mijëra të vdekur dhe të plagosur. Deri më tani janë regjistruar të paktën mbi 6 mijë viktima. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPresidentja Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë, pas tërmeteve në Turqi
Artikulli i rradhës Qeveria miraton pagesat për 580 specializantë me vetëfinancim deri më 31 dhjetor 2023

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.