Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga rast elektiv në prioritet: Ortopedët ia japin nënshkrimin 12-vjeçares për trajtim në Turqi

Lajme 15/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga rast elektiv një ditë më parë, në rast “ME PRIORITET”, është konsideruar 12-vjeçarja nga ortopedët e QKUK-së një ditë pasi doli në media me ankesën se nuk po ia japin nënshkrimin për trajtim në Turqi.

Një ditë më parë e vlerësuan si rast elektiv që nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Ndërsa sot 12-vjeçarja nga Obiliqi e ka marr nënshkrimin për trajtim jashtë vendit pasi është rivlerësuar si rast “ME PRIORITET” nga mjekët e Ortopedisë në QKUK.

“Rekomandohet për intervenim jashtë QKUK) për zgjatje të shufrës në anën e kockave të lakeses skoliotike, me qëllim të korrigjimit të lakesës gjatë rritjes së fëmijës), sipas indikacionave nga institucioni ku është bërë ndërhyrja në Turqi. ME PRIORITET”- thuhet në letrën e raportit konzilor për trajtim jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike, të lëshuar nga mjekët e Klinikës së Ortopedisë së QKUK-së të publikuar nga Gazeta Nacionale.

Raporti është nënshkruar nga tre mjekë, Gani Jashanica – drejtor i Klinikës, dhe dy specialistët Ismet Klinaku dhe Dafina Bytyqi.

Ndërkaq në një raport të publikuar dje nga SHSKUK, tre ortopedë të tjerë Xhavit Gashi, Nexhmedin Duriqi dhe Luan Kuqi, e kishin vlerësuar si rast elektiv në një vizitë të datës 10 nëntor 2022.

“Pacientja është një rast elektiv, i planifikuar  për vizita ambulantore dhe nuk ka të bëjë me asnjë urgjencë mjekësore”, thuhej në reagimin e konziliumit të mjekëve të publikuar dje.

Nëna nga Obiliqi Vahide Mehmeti kishte 6 muaj që kërkonte nënshkrimet e mjekëve për trajtimin e vajzës së saj jashtë vendit për shkak të një sëmundje të eshtrave. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVdekja e një studentit të ri të mjekësisë ka theksuar tendosjen e COVID-19 në spitalet e Kinës
Artikulli i rradhës Kolegji i Kirurgëve në krye me Latifin promovon nesër numrin e fundit të revistës shkencore

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.