Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pranuar për trajtim mjekësor edukatoren e cila ishte raportuar më herët se ishte lënduar si pasojë e goditjes me mjete të forta.
Sipas njoftimit të spitalit, pacientes i janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe gjendja e saj shëndetësore është vlerësuar stabile.
Pas ofrimit të shërbimeve të nevojshme, ajo është liruar për trajtim të mëtutjeshëm, sipas rekomandimeve mjekësore./ Gazeta Shneta/



