Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngërçi politik në pauzë – Sytë tani nga Kushtetuesja

Lajme 28/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Republika e Kosovës vazhdon të mbetet pa institucione funksionale, pasi Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet as pas më shumë se tre muaj përpjekjesh.

Seanca konstituive e hapur më 15 prill, me gjithë betimin e deputetëve më 19 prill, nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret. Përkundrazi, janë bërë plot 54 përpjekje pa sukses për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Pas përfundimit të afatit 30-ditor të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, dhe dështimeve të njëpasnjëshme për ta mbyllur seancën, më 8 gusht pritet një vendim kyç, i cili mund të çojë deri te shpërndarja e legjislaturës së nëntë.

Nga e diela, Kushtetuesja ka pezulluar çdo veprim të Kuvendit, derisa të shqyrtohen tri lëndë që kanë të bëjnë me procesin e konstituimit. Kërkesat janë dorëzuar nga PDK, LDK dhe më pas edhe nga Presidentja Vjosa Osmani.

Për gati 100 ditë, deputetët kanë realizuar vetëm 4 orë e gjysmë punë në total, ndërsa pjesëmarrja e tyre në seanca është bërë çdo dy ditë – për të qëndruar aty jo më shumë se 5 minuta.

Përplasjet politike kanë qenë të ashpra, me VV-në që insistoi për votim të fshehtë, ndërsa PDK, LDK dhe AAK e kundërshtuan me forcë këtë formë, duke kërkuar që Vetëvendosje të propozojë një kandidat tjetër për kryetar Kuvendi, pasi Albulena Haxhiu nuk arriti të sigurojë shumicën prej 61 votash në asnjërën nga përpjekjet.

Përballë këtij bllokimi institucional, Kushtetuesja tani ka në dorë çështjen më të rëndësishme politike të këtij viti: nëse do ta shpërndajë Kuvendin dhe ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, apo do të vendosë për ndonjë zgjidhje tjetër kushtetuese.

Artikulli paraprakRënie e temperaturës sot në Kosovë, maksimalja 31 gradë
Artikulli i rradhës OBSH: Kequshqyerja në Gazë po prek “nivele alarmante”

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.