Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ngjarja e rëndë në Istog, si e gjeti nëna të birin 18-vjeçar të varur në litar

Lajme 29/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Djali i hasretit, 18 vjeçari Jetmir Bekaj, i dha fund jetës së tij të dielen pasdite, duke u varur në litar. Rasti tragjik ka tronditur familjen dhe miqtë, e këta të fundit e kujtojnë të ndjerin me fjalët më të mira. Express gjatë ditës ka qëndruar në Dubravë të Istogut nga ku familjarët kanë rrëfyer për rastin

Familja Bekaj nga fshati Dubravë e Istogut të hënën kishte hapur dyert për të pame. Në shtëpinë e tyre ishin drejtuar shumë persona që po shkonin për kryeshnosh. Vetëm një ditë më parë, djali i vetëm i shtëpisë, bëri vetëvrasje duke u varur me litar. Ngjarja tragjike ka tronditur familjarët e shokët e 18 vjeçarit, Jetmir Bekaj.

Të ndjerin ata e kujtonin me fjalët më të mira, ndërkaq, atij sot i dhanë edhe lamtumirën e fundit. Gazeta Express gjatë ditës ka qëndruar në familjen e të ndjerit, Bekaj në Dubravë të Istogut, nga ku familjarët kanë rrëfyer se si ka ndodhur rasti.

Këtë vikend kishte vendosur që ta kalonte me familje. E gjatë ditës, në shtëpinë e Bekajve kishte pasur mysafirë e me ta Jetmiri kishte qëndruar tërë ditën, duke biseduar e qeshur. Por, një orë më vonë, pasi që në shtëpi kishte mbetur vetëm familja e ngushtë, nëna e djalit kishte dëgjuar një zhurmë nga kati i dytë i shtëpisë.

E shqetësuar, kishte vrapuar deri në dhomën e të birit, e djalin e vetëm do ta gjente të varur me litarë e të vdekur në vend. Vëllai i vetëm i tre motrave, që nuk kishte shumë kohë që kishte përfunduar shkollën e mesme do t’i jepte fund jetës së tij, pasditen e së dieles.

Për rastin tragjik, ka rrëfyer për Express familjari i Jetmirit, Rasim Hasanaj. Ai ka deklaruar se djali nuk ka pasur probleme me askënd edhe pse ka qenë person fjalëpak.

“Shumë i qetë ka qenë si person. Dje ka ndodhë rastin në shtëpinë e tyre. Ka qenë gruja jem, ka nejt dje ka pi çaj me to, tezja e djalit, ka nejt koxha ni kohë, mas atij rasti janë përshëndet e ka lanë në shpi, mas 1 ore që ka ardh gruja në shpi na kanë thirr që ka ndodh rasti”, tregonte Rasimi.

“Djali u kanë tana herat,shnosh mirë, ska pas problem as me shëndet, as me kurgjo, qysh i ka ardh momenti papritë. S’kanë mujt me e vërejt ai ka qenë shumë djalë I mirë”, thoshte ai duke treguar se si ka ndodhur rasti.

“Nana vet e ka gjet rastësisht, veç ka ni rrapllimë, është ngjit shkallve, kur e ka pa u trondit shumë, ska pas shancë me pshtu, sekondat janë në pyetje. Nuk jam kanë me pa se shumë randë. E ka mbyt veten me litar. I ka lanë tri motra, vëllezër jo, baba i punon në qebaptore në Istog, kushtet i ka pas të plotsume, çdo sen që ka lyp ai ja kanë dhanë jo që diçka po mshefim, po realitetin pe tregojmë. Prindërit janë ka mërziten shumë” shtoi ai.

I ndjeri, nuk ka lënë ndonjë letër a shënim për ata të cilët i ka lënë pas, ndërsa familjarët kanë treguar se asnjë gjë e dyshimtë nuk u gjet as në telefonin e tij.

Artikulli paraprakKëshilla si të kujdeseni për lëkurën në ditët e ftohta
Artikulli i rradhës Fjala e kryetarit të OFK-së në mbledhjen komemorative për Arian Dacin

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.