Ngjarje e çmendur për 8 mars në Berat: Vjehrra qëllon nusen me sëpatë, nusja ia kafshon dorën (VIDEO)

2017-03-09 në ora 21:21

Konflikti brenda familjes rrezikon të marrë edhe jetë nëse nuk ndërhyn shteti shqiptar. Në familjen Kuci në Berat, dje ka pasur një sherr të madh dhe nëna, Shpresa Kuçi 63 vjeçe ka denoncuar djalin e saj Fitimin dhe nusen e tij Fatmirën për dhunë. Pas denoncimit policia ka arrestuar djalin 41-vjeçar, ndërkohë që nuses i është dhënë urdhër të mos i afrohet vjehrrës. Por pavarësisht kësaj nuse e vjehrrë me burrin e familjes në burg janë të detyruara të rrinë nën një çati pasi nuk kanë kushte. Në një intervistë për gazetaren Eneida Petova për “News24”,63-vjeçarja rrëfen sherrin dhe si nisi ngjarja ndërsa thotë se nusja dhe djali e rrahin gjithmonë.